Monday, July 29, 2013

Nje hudher per fundjave...


Perpara se te nis me postin e sotem, dua t'ju falenderoj te gjithave ju qe keni qene te shumta me keshillat tuaja, ne lidhje me problemin e flokeve per te cilin kisha shkruar ne postin e meparshem. Nga te gjitha keshillat e marra vendosa ta filloja nga ajo me hudher (nuk e di c'me tha mendja). Nderkohe qe jam ne pritje te rezultatit magjikberes te hudhres ne floke, i vetmi rezultat qe kam marre deri me tani eshte qe i dashuri me la, familja me nxorri nga shtepia dhe ne zyre nuk me pranojne me...kuptohet e gjitha kjo per faj te hudhres! Pertej shakave, uroj vertet qe era e tmerrshme e hudhres t'ja vlej mundimin dhe te shoh ndonje rezultat! Dhe duke qene se kete fundjave kisha vendosur t'ja dedikoja hudhres, per te miren time, por edhe te ambjentit publik, vendosa ti evitoj ne maksimum daljet. Ne fakt, me kete vap te tmerrshme te kesaj fundjave, qe sic e quajten mediat ishte i nxehti afrikan, kategorizim ky qe i bejne cdo vit asaj vale te nxehti shume te madh qe vjen ne vendin tone dhe qe mua me duket fare pa fantazi, me besoni qe as deshire per plazh nuk kisha. Te qendroja ne diell ne ate te nxehte te tmerrshem me dukej si mundimi me i madh, prandaj vendosa te abandonoja Vloren dhe te rrija ne Tirane, e strukur ne shtepi. Dhe me ato qe na pane syte e degjuan veshet te dielen, bera shume mire. Madje nje mendje ma thote te futen me shtepi, e te mos dal deri andej nga shtatori, sa te ndryshojne pak gjerat...Nejse, se d'ua te flas per gjera te trishtuara ne blog.
Diten e marte pervec nje kafeje te shpejt paradite e kalova gjithe pjesen tjeter ne shtepi, duke lexuar. Per momentin po lexoj nga Haruki Murakami, "Kronika e zogut kurdises" nje liber qe me ka terhequr shume. Nderkohe qe eshte duke me pritur nje tjeter liber i ketij autori, "Pylli Norvegjez". Dhe meqe jemi te librat, mirepres me kenaqesi sugjerimet tuaja per tituj librash, te cilet me kenaqesi do t'ja shtoj biblotekes time.
Edhe dita e diele kaloi pak a shume njesoj, ne pjesen me te madhe te kohes ne shtepi, poshte kondicionerit me liber ne dore. Eshte e cuditshme, por keto javet e fundit jame bere shume pertace. Praktikisht nuk me behet asgje, dua vetem te rri ne shtepi duke lexuar, ose duke pare filma! Besoj keto jane pasojat e nje viti te cmendur dhe me shume angazhime! 
Pjesa me e bukur e se dieles ishte kur, se bashku me partnerin tim, vajtem per dreke ne shtepine e re qe shoqja ime e ngushte ka marre bashke me te dashurin e saj. Ndryshe nga une, Edi (shoqja ime e ngushte per te cilen kam shkruar edhe nje post qe e gjeni ketu) eshte shume e apasionuar pas gatimit. Per te eshte e rendesishme jo vetem te gatuaj gjera te mira dhe shume te shijshme, por po aq rendesi i jepe dhe pamjes dhe arredimit te pjatave. Nderkohe qe ajo gatuante, kuptohet qe une vija verdall me aparat ne dore, ndersa djemte pinin puro e konjak Skenderbeu ne shoqerine e Monica Bellucit :D Qe thoni ju, ai libri qe shikoni ne foto eshte nje dhurate qe Edi i ka bere te dashurit te saj me rastin e ditelindjes, duke qene se ai ka nje debulese per Monicen. He thoni po deshet qe nuk eshte nje partnere shembullore :D 
Meqenese pamja e asnjerit prej nesh nuk kishte shume e kendeshme, sepse te gjithe ishim me look-un "si per shpi", ne kete post pjesen kryesore e zene pjatat, meqe ato ishin shume me fotozhenike se sa ne :D Si perfundim mund te them se kjo fundjave pertace sa ne njeren shtepi ne tjetren, per mua ishte nje alternative shume e mire ndaj detit, apo pishinave. 
Jam kurioze te di edhe alternativat tuaja te ketyre fundjavave te nxehta. Kur nuk shkoni ne plazh, apo pishina, si e kaloni kohen?

P.S: Uroj qe me gjithe ate era hudher qe kisha me vete ne fundjave, te pakten te kem largaur syrin e keq :D

15 comments:

  1. Uuu po ti pse si hodhe dhe pak salce kosi hudhres dhe vajit te ullirit e ta kishe bo xaxiq!! E kishim ngrene per dreke dhe ate :D HAHAHAHHAAA

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po do merrje dhe ca qime bonus bashke me salcen....po deshe e provojme heren tjeter :D

      Delete
  2. postimi me i shijshem deri tani :) epra libra un te sygjeroj ' Kujtimet e nje Geishe"- arthur golden nese nuk e ke lexuar akoma mabse edhe ke munder ta shohesh filmin por libri eshte dicka ehde me i bukur dhe terheqes sigurisht eshte edhe me detajisht. puc pac nje dite te bukur <3

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur Blera e kam lexuar edhe librin, e kam pare edhe filmin shume kohe me pare, qe kur kam qene ne gjimnaz :) Me kane pelqyer shume te dy. Te falenderoj per sugjerimin! Perqafime

      Delete
  3. kujtova se ky dembelizmi ishte vetem i imi, por qenka sindrome e pergjithshme

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mesa po shoh edhe me poshte eshte e pergjithshne. Une them te hapim nje grup "Poshte shkuma partit e te dieles. Rrofte dembelizmi!" :D

      Delete
  4. lexoje pylli norvegjez, e kam lexuar une dhe me ka mahnitur, sinqerisht. :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pooo, patjeter qe do ta lexoj, po pres me padurim madje :)

      Delete
  5. Po me vjen mire qe kete dembelizmin fundjavave nuk e paskam vetem une :D Dhe jo vetem fundjavave por e ndonje pasdite me shijon me shume e mbyllur ne shtepi duke pare filma (jo vetem 1 por 2-3 rresht)ose duke lexuar ndonje liber ne qetesine time. Per momentin kam ne dore librin "Dhe malet oshtine" nga Khaled Hosseini. Kam lexuar "Balonat" nga i njejti autor dhe me pelqeu shume ndaj mora e kete librin tjeter te tij :) N

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhh mos me fol per mbasditet, pasi tashme eshte bere kohe qe me shijojne shume me shume ne shtepi, sesa neper lokale. Nuk e di per ty, por mbase per mua jane shenjat e pleqerise :P Te falenderoj shume per sugjerimin. Je e disata qe ma ke bere kete sugjerim, jo vetem ketu ne blog, por edhe mes miqve dhe patjeter qe do te jete libri i radhes qe do te blej. :)

      Delete
  6. Ne dite te tilla nuk dilet dhe zgjidhja ideale eshte shtepia. E diela ime ishte ne shpi dhe nje e dal ne oret e para te muzgut. Ne fillim me kapi nje trishtim se po e coja dem nje te diele vere por kur mendova vapen jashte nderrova mendje. Une mometalisht i jam futur nje romani paksa te rende per stinen e vere "Verberi" te Saramago.

    ReplyDelete
    Replies
    1. E kam lexuar rreth dy vjet me pare "Verberi"-ine dhe eshte e vertete qe eshte pak i rende, megjithate ne te njejten kohe eshte edhe shume i bukur. Mua me ka pelqyer shume :)

      Delete
  7. Oh sa here qe me kap ky dembelizmi dhe mua..Me iken deshira te bashkohem me vorbullen e njerezve qe te ftojne x kafe e rrine gjithe kohe me iphon-in e dashur:P ..Qe fillojne te analizojne cdo person rreth e rrotulle na kontaminojne edhe ne me kete ves..Per vete ne kohen e lire,lexoj, shoh tv,shoh video make up tutorial e mesoj si me u pispillos,merrem me vete e me maska te shumellojshme,manikyr pedikyr,pak nga te gjitha. Shume te shijshme duken te gjitha dhe Edit i lumte dora e vockel dhe ta gezoje shtepine e re..:D Per libra do te sugjeroja:Dhe malet oshetine-Khaled Hosseini,Une me pare se ti-Jojo Moyes,dhe Princesha -Jean Season..Ja kalofsh sa me mire ne vijim dhe mirepresim gjithe qejf e deshire postet tua! Sao!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kam degjuar shume ta permendin "Dhe malet Oshetine" te Hosseinit dhe besoj do te jete nder blerjet e radhes. Aq me shume qe edhe "Gjuetari i balonave" edhe "1000 djej vezullues" te po te njejtin autor me kane pelqyer shume. Te falenderoj per sugjerimet e dashur Sao! :)

      Delete
  8. Une jam duke lexuar biografine e Steve Jobs e po behem gati per triologjine 'Lojrat e urise', per kur te iki me pushime.
    Ditet pertace i kaloj ose perpara televizorit/PC os eme ndonje liber ne dore dhe ne rastet me te mira duke sistemuar sirtaret e kthyer permbys gjate javes me shpresen e shpikjes se ndonje kombinimi te ri :P

    ReplyDelete