Monday, May 13, 2013

Shi ne plazh...




E kush e ka thene qe vendet bregdetare jane te bukura per t'u vizituar vetem ne kohe me diell? E kush e ka thene qe deti eshte i bukur vetem kur eshte kohe e mire? Kete fundjave edhe pse e kisha lexuar neper te gjitha faqet me parashikimet e motit qe do te bente kohe e keqe dhe do te binte shi, bashke me partnerin tim, e kishim ndare mendjen qe do te shkonim ne Vlore, sepse ne s’trembemi nga bora, s’trembemi nga shiu, jemi rrace e forte, edhe pse s’jemi rrace arixhiu :P Tani te themi te drejten, qejfi do ma kishte pasur qe te kishte qene kohe e mire e te kishte pak diell, qe te merrja ca rreze, duke qene se sot mbasdite kam edhe nje dasem dhe po shpresoja te shkoja pak me e nxire sec jam. Por prape, edhe pse me shi ne plazh, fundjava shkoi shume mire. Ishte nje fundjave e qete, romantike, nje fundjave qe ja dedikuam te gjithen njeri-tjetrit, sepse mes shume angazhimeve qe kemi gjate javes, per fat te keq nuk rrime bashke aq sa do te donim. Dhe qyteti I Vlores eshte gjithmone vendi I me I afert, I preferuar per t’u “arratisur” ne fundjave. Te dielen paradite, perpara se te fillonte ajo shtrengata e llahtarshme, perfitova nga rasti per te shkrepur edhe disa foto me veshjen e cila ishte parashikuar per nje dite me diell, por nuk doli keq edhe ne diten me shi. 
Ne fund, si nje rezyme te fundjaves do te perdorja nje shprehje te njohur, thene nga nje filozove e famshme S.D: "Me mire me bo ne Vlore me shi, se sa ne Tirane dhe asigjo..." :D 
Ju uroj nje jave sa me te bukur te gjithave! Dhe mos harroni, mos u ankoni se s'ka diell, por shi. Kush do e ben vete diten te shkelqeje!
 




 
 

 
 
 
 
 

 
 

 

10 comments:

  1. Sa te bukur e kam vlorenn, ti yll sa te shkon kjo veshje

    ReplyDelete
  2. Oh sa me pelqen, na solle shije e detit sot :D
    Si hollshem ke dal, nuk kishe ftohte?

    ReplyDelete
  3. Kjo eshte hera e pare qe une komentoj edhe pse blogun tend e percjelli vazhdmisht. Me pelqejn jashtezakonisht shume fotot kesaj rradhe :)

    Shume te fala nga Prishtina,

    Natyra

    ReplyDelete
  4. Big like per foton e 1 dhe te 4. Spo di pse kjo fotoja e fundit po m pelqen sh. Ndoshta nga fakti qe ju dukeni sh happy dhe sh t bkr apo ndoshta sps eshte foto rasti e bere ne momente shpejtesie kte se di. Ama di t t them se gezohem sh qe nk ke marr ndo1 te ftohur ate dite. Si gjithmon ne pelqen stili dhe adhuroj kembet e tua :P k.

    ReplyDelete
  5. Kete post e lexova shpejt e shpejt ne mengjes dhe me frymezoi ne shume menyra :)
    Me pelqen veshja, sidomos sandalet (cfare marke jane?)
    Perfundimisht, edhe njehere, stili vajzeror te shkon shume.
    Te uroj nje jave te bukur!

    ReplyDelete
  6. aulonaaaaa ishe yll fare ne kete post.Fotot ishin super te realizuara edhe mua me plq shkrepjet buze detit ose liqenit ne kete lloj kohe edhe pse disa me marrin per scaryyy ,fystanken shum te bkr edhe sandalet me gusta.ela

    ReplyDelete
  7. Une e adhuroj kur bie shi ne bregdet dhe cfare te them per stuhite me re te zeza dhe shii ne krahet e partnerit... A ka gje me romantike? Te kuptoj shume mire per ceshtjen e kohes dhe pamundesine per t'i dedikuar njeri tjetrit gjithe kohen e botes (edhe une ashtu ndihem). Jeni shume bukur me njeri tjetrin dhe ti je aq kendshem ne cdo foto!

    ReplyDelete
  8. You look great....foto fantastike....:)

    ReplyDelete