Friday, May 31, 2013

Nje serioze e rrudhosur...


Qe thoni ju mikesha te dashura, nje here ne muaj (por vetem nje here ne muaj ama) une vendos te vishem serioze. Ne fakt nuk e di mire as vete se cfare nenkuptoj dhe cfare dua te them kur perdor fjalen serioze, por pak a shume eshte veshja e ketij posti. Nje fund ngjyre bezhe, trecereksh, i ngushte, nje kemishe po ngjyre bezhe (por shume e celur) me disa detaje gri dhe nje triko siper, jane per mua kulmi i serioziteti. E di qe per nje pjese te madhe vajzash, kjo eshte nje veshje e zakonshme, qe punet e ndryshme, sidomos neper institucione dhe zyra, e kane kod te tyre. Nderkohe qe per mua, qe mund te shkoj ne zyra nga gjedja: e veshur me tuta, deri ne gjendjen: e veshur me pantallona te shkurtra, apo pantallona lekure, veshja e ketij posti perben kulmin e seriozitetit. Por ja qe duhet ndonjehere...duhet sepse mund ta kerkoje ndonje takim qe ke gjate dites dhe ne te cilin, per fat te keq nuk mund te shkosh as me tuta dhe as me pantallona lekure (vetem ne rast se nuk kerkon pune si zbutese luanesh ne cirk, ku pantallonat e lekures mund te ishin nje plus per ty). Ose, duhet, thjesht sepse duhet. Pa ndonje arsye te vecante, thjesht ti zgjohesh ne mengjes me deshiren per t'u bere "goce serioze".
Posti i sotem me pelqen per nje arsye dhe s'me pelqen per nje tjeter. Me pelqen per faktin qe tre nga elementet e veshjes i kisha sefte, pra i vishja per here te pare. Kemisha dhe triko kishin kohe qe ishin ne dollap, por nuk u kishte rene radha per t'u veshur, nderkohe qe fundi ishte nje dhurate e diteve te fundit nga tezja ime. Nuk me ka rene ndonjehere rasti ta them, por une kam nje teze te cilen e dua njesoj me mamin. Jemi shume te lidhura. Ajo eshte 50 vjece, eshte me elegante se mua dhe ka nje shije te shkelqyer ne te veshur. Duke qene se udheton shpesh drejt Italise nuk harron qe gjithmone te me sjelle dhurata, sidomos rroba. Ky fund eshte nje dhurate fresket fare, qe mua me pelqeu shume. Nderkohe qe ajo qe s'me pelqen ne kete post, eshte fakti qe fotot jane bere ne fund te dites, mbasi une kisha dale nga shtepia qe ne oren 8, kisha hypur e zbritur dhjetra here nga makina, nga shkallet e shtepise, te ato te punes dhe te shkolles, kisha qene e ulur sa ne zyre, ne klase dhe ishte e pamundur qe ne fund te dites veshjet mos te ishin te rrudhosura dhe kjo gje, mua me duket sikur ja ka humbur pak bukurine si fundit edhe kemishes. Per fat te mire triko dhe sandalet i shpetuan rrudhave :P Megjithate lufta e rrudhave sapo ka filluar, pjesa me e veshtire vjen tani...te 30-at po afrojne...dhe ketyre rrudhave s'ka hekur qe i ben derman!


9 comments:

  1. ctrup qe ke ;)
    Lere pastaj gjatesine. Wow! Veshja fantastike ^^

    ReplyDelete
  2. veshja perfekte per keto dite , lere pastaj qe ne ate trupin tend perfekt cdo gje rri bukuur!!!

    ReplyDelete
  3. Me pelqen shume eleganca jote dhe jo vetem e trupit :)

    ReplyDelete
  4. Me shume se veshja(qe padyshim dukej komode dhe e rehatshme, pervec se te rrinin bukur ne trup) me pelqeu shkrimi
    Menyra se si ti i prezanton dhe trajton ne shkrimet e tua gjerat dhe fenomenet e te perditshmes eshte per tu admiruar
    Lidhja qe ke bere ndermjet rrudhave, atyre te parendesishmeve te rrobave dhe atyre te rendesishmeve, te femrave pas te tridhjetave, eshte shume e goditur
    Jam kurioze te di, mqs ne emisionin radiofonik "Sillikon" ti i trajton keto problemet e rrudhave te grave dhe shpetimtarit "silikon", a do te beje ti ndonjehere nderhyrje te tilla
    Nqs po, kur (ne cfare moshe)dhe ku ( ne cilen pjese)??
    A do ti rezistosh dot tundimit "per te qene gjithmone e re"???

    Lira

    ReplyDelete
    Replies
    1. Obobo sa shume pyetje, po me duket si interviste. Ti nuk je ndonje gazetare e "infiltruar" qe po merr informacion me stil, per ta publikuar pastaj ne ndonje gazete, apo jo? :P Une do ti pergjigjem me kenaqesi pyetjeve te tua :) Si fillim, sa per sqarim emisioni qe kam ne radio Nrg quhet "Sillikon" dhe nuk eshte se merret me rrudhat e grave :P Sa i perket rrudhave te mia, une jam pro asaj shprehjen kurre mos thuaj kurre, por tani per tani jam shume ok me rrudhat e mia dhe me sa e njoh veten time, do te jem shume ok, edhe kur ato te shtyhen ne fytyre. Kam qene gjithmone nje partizane e natyralitetit dhe sa me shume kalon koha, aq me shume po me shtohet dashuria per natyralen. Nese vetem pak vite me pare, nuk behej fjale qe une te dilja nga shtepia pa make up, sot perjashto ditet kur jam me xhirime, zgjedh te dal thuajse e palyer, pavarsisht faktit qe mund te mos jem ne gjendjen time me te mire. Prandaj mendoj se keshtu do te ndodh edhe kur te "plakem", pavarsisht shenjave qe do te me kujtojne se koha po kalon, do te dije te bashkejetoj me se miri me to. Te pershendes!

      Delete
  5. Aulon kjo eshte veshja qe te shkon ke sh nga te gjitha ;) mendoj se t rri shum mir! Mqs t gjith po t komplimentojne trupin un po t komplimentoj floket ^_^ e di ti ankohesh gjithmon sa flok te cuditshem qe ke por mua me duken supeeerrr sidomos kshu t kapura rastesisht :) duhet ti kapesh me shpesh
    dhe ky make up shkon sh me ngjyren tende te lekures.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nese je duke u tallur me mua, ta dish qe te kam lene....hahahahaha :P Epo qe do te vinte dita qe dikush te me komplimentojne per floket, kete nuk e kisha menduar kurre. Tani ose ti po e ben se te vjen gjynah per floket e mi :P ose vete duhet te jesh tullace dhe cdo floke qe shikon te pelqen :P Gjithsesi, Pertej shakave, te falenderoj per komentin :)

      Delete
  6. Si zyshe e eger :P:P
    Mos u bej shume serioze kur vishesh serioze :)

    ReplyDelete
  7. Here pas here duhet dhe ndryshimi. Shume kendshem dukesh. Por bashkohem me Jonen, qe ke qene me serioze sec duhej ne foto :)

    ReplyDelete