Monday, May 6, 2013

Color therapy...


Ju kujtohet qe ne nje prej posteve me te fundit ju shkruajta per fiksimin tim keto kohe, me ngjyren e verdhe? Ok, filloni te mesoheni me idene qe do ta shikoni pak si shpesh ne kete blog, kete ngjyre, e cila do te vije ne forma te ndryshme, here si xhakete, here si pantallona, here si cante, here si bluze, e here si aksesore, ama nuk do mungoje. Sepse per mua e verdha eshte jo vetem nje ngjyre e bukur per syrin, por edhe per mendjen. Kete nuk e them vetem une, e thone edhe psikologe te ndryshem te cilet kane bere analiza te shumta per menyren se si ndikojne ngjyrat ne humorin e njerezve. E thote edhe nje gazetare e Huffingtonpost, e cila eshte shprehur se kur kishte per te realizuar intervista me disa personazhe qe e dinte paraprakisht qe ishin te veshtire dhe "fytyrengrysur", zgjidhte gjithmone qe ne takimin me ta te kishte nje element te se verdhes ne veshje, sepse kjo, sipas gazetares i sillte buzeqeshjen. E verdha eshte nje ngjyre qe te terheq! Eshte ngjyra qe shkelqen, ngjyra e rrezeve te diellit, ngjyra e veres, ngjyra e humorit te mire! Sepse une i besoj shume terapise se ngjyrave. I besoj shume faktit qe me ane te ngjyrave ne mund te komunikojme po aq mire sac bejme edhe me fjalet, apo me xhestet. E nese keta tre elemente behen se bashku, nje ngjyre solare, shoqeruar me nje buzeqeshje rrezellitese dhe me disa fjale pozitive, qe ti i perdor per t'ja thene njerezve qe ke prane, me besoni qe do te kete nje ndikim pozitiv jo vetem mbi ty, por edhe mbi njerezit qe te rrethojne, keshtu krijohet nje reaksion zinxhir, i gjithi i mbushur me pozitivitet dhe qe e ben boten me te bukur. Eh sikur te kishte me shume njerez qe vishen plot ngjyra, qe buzeqeshin dhe qe thone fjale te bukura, bota do te ishte me te vertet me e bukur...

22 comments:

  1. yll aulona ,je sh e mire ,edhe stili jot me pelqen sh

    ReplyDelete
  2. O yll i bukur. Te shkojne shume ngjyrat:))

    ReplyDelete
  3. colorfull girl beautifull ...

    ReplyDelete
  4. Ti din shum mir me bo stilin :D
    kete her e ke mbyt fare stilin :P
    Je nje super bukuroshe te Pershendes :*

    ReplyDelete
  5. ;)
    Me sa duket ty te hyjne ne sy cdo kritike qe merr. Dhe per kete gje me vjen mire. Ne nje post te meparshem te kam dhene disa mendime dhe te kam kritikuar dhe per veshje por ja qe keto kritika fatmirsishta nuk paskan rene ne vesh te shurdher.
    Kjo eshte veshja qe doja te shihja ne blogun tend dhe qe mezi po e prisja. Cdo gje ne sinkron me tjetren... e kuruar, floket e shtrira , pantallonat me ngjyren me in te sezonit dhe duke perfunduar te bluza ne vend te se ciles mund te zgjidhej dicka tjeter por ama ska problem eshte e kenaqshme per syrin.
    Sic eshte e stampuar dhe aty, spo shtoj me aulona : I choose your sense of fashion, pick your style and love your blog ^_^

    ReplyDelete
    Replies
    1. Awww sa i bukur ky komenti :)Padyshim qe une i marr shume parasysh te gjitha kritikat qe me behen. Padyshim qe me pelqen shume te lexoj edhe kritika. Jam munduar ta them gjithmone kete, edhe pse shpeshehere nuk eshte kuptuar. Une (por besoj se te gjithe ne) kam nje aftesi shume te mire per te kuptuar nje kritike te bere dashamiresi nga nje "kritike" te bere me qellimin per te te bere te ndihesh keq, apo per te te ofenduar. Zakonisht jane keto te dytat qe marrin nje reagim negativ nga une, sepse ne te tilla raste jam me parimin e "te kthyerit me te njejten monedhe" :) Me vjen mire qe te ka pelqyer posti i sotem. Te ishte per mua do ti mbaja floket e shtrire gjithmooooooone, por sic e kam thene shume here i kam shume delikate dhe nuk e kam kete luks :(
      Ne fund, do te kisha shume deshire sikur te pakten te me lije inicialet e tua, sepse tashme me nje pjese te komentueseve te ketij blogu me duket sikur njihem prej kohesh, edhe pse pjeses me te madhe i njoh vetem emrin, apo inicialet :)

      Delete
    2. ;) me behet qefi shume qe si kte koment si te tjerat I ke pritur me shume humor dhe miresjellje. Boo sa e mikluar ndihem tani nga ter kto fjal te mira qe the :p take care;) & vazhdo te postosh. K.

      Delete
  6. Me pelqen kjo veshje por nje pyetje kisha... a nuk te gudulit bari kembet me ato sandale?? Un sduroj dot te eci neper vende te atilla pa pasur kembe te mbuluara :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahaha une s'e kam problem, edhe pse gudulisem, vetem duke menduar per gudulisjen....:D
      P.S: Ke marre gje nje email prej meje? :D

      Delete
  7. sh bukur ketu,dhe floket rregulloji gjithmon se nuk te shkojn kur i kap ashtu thjesht me nje llastik. prsh miki

    ReplyDelete
  8. U be kohe pa te shkruar , por pa dyshim i kam lexuar te gjitha postimet. I dua shume keto ngjyrat si rrine te ty (me shume te dua ty :P ) . shume perqafime

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po pra Iva ke bere ca mungesa keto kohe dhe ta dish qe i ke te gjitha pa arsye....hahahaha Te puth fort zemer, rendesi ka qe me ndjek :)

      Delete
  9. shume veshje e bukur e kombinuar sh nukur ne cdo detaj :)) u be shume kohe qe e ndjek blogun tend qe ne postimin e pare dhe me pelqen shume veshjet dhe shkrimet qe ben shume goc e pergatitur te kam ndjekur edhe ne tv kur del sh e pergatitur dmth e zgjuar e lexuar etj etj . p.s shpresoj te kem mundesine te te takoj kur te vish ne vl te bej foto :D madje pse jo po ska kush te te bej fotot ofrohem te jem fotografja jote :D puc respekte M

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uaaaaaa ne Vlore do me kesh cdo fundjave gjate veres, keshtu qe kur te duash gati me ke per foto :P Me behet gjithmone shume qejfi kur shoh qe me komentojne njerez te rinj dhe me behet edhe me shume qejfi kur lexoj qe me ndjekin qe ne postin e pare :) Te falenderoj nga zemra dhe te jap nje perqafim!

      Delete
  10. Me pelqejne shume sandalet, nese mundesh me thuaj ku i ke blere? :)))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Sandalet i kam blere dy vjet me pare tek Denny Rose, i kam veshur shpesh dhe vazhdojne te jene si diten e pare :)

      Delete
  11. Panatallonat dhe sandalet (te adhurushme) marrin noten 10....bluza 7-8....une do kisha zgjedhur nje me neutrale ne ngjyra ose thjesht te bardhe(jam e fiksuar pas te bardhes ne vere)qe te binte theksi te panatallonat ....por ne teresi eshte nje superpost...:)

    ReplyDelete
  12. Qetësuese edhe pse sadalet të japin përshtypjen e jo komoditetit në atë prapavijë. Do të veçoja me këtë kombinim Aksesorët si TOP *** Çanta, rripi = Fiks Fare... pastaj aty edhe ngjyra e sandaleve :)
    A.C

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ahhhh ta dish ti sa te rehatshme qe jane keto sandalet :) Ne fakt jane sandalet me te rehatshme qe kam me te cilat mund te konkuroja me Usain Boldin pa problem dhe te dilja fituese madje :D :P Te falenderoj qe me ndjek dhe me shkruan gjithmone :)

      Delete
  13. Pretty great post. I simply stumbled upon your weblog and
    wished to say that I've really loved browsing your blog posts. After all I'll be subscribing on your
    feed and I hope you write again very soon!

    Also visit my website - rhinestone jewelry

    ReplyDelete
  14. Me pelqen menyra si shkruan por jo dhe aq stili yt..
    Mgjth vazhdo e dashur ne rrugen tende..
    Florida

    ReplyDelete
  15. Mos iu ndaj ketij modelit te pantallonave sepse per mendimin tim eshte ai qe ta komplimenton me mire trupin.
    Ngjyra ne kete rast eshte super :)

    ReplyDelete