Wednesday, February 27, 2013

You can leave your kapuc on

Cfare ndodh ne nje dite me shi, kur floket e krehur nje nate me pare, zgjohesh ne mengjes dhe shikon se i ke nje katastrofe (e kur nuk i kam patur xhanem?) dhe duke qene se shiu vazhdon te bjere litar ty nuk te mbetet ndonje alternative me e mire se sa te vesh nje kapuc? Ve nje kapuc! Ne fakt, mos te bej kot sikur e vura nga halli kapucin, perkundrazi mezi po e prisja diten per ta bere kete. Sic e kam thene edhe me pare, mua me pelqejne shume te gjitha gjerat qe vihen ne koke (kapuce, kapele, bereta) dhe sa here qe jam jashte Shqiperise jo vetem i vendos shpesh, por edhe blej shume te tille, cilet per fat te keq sapo kthehem ne Tirane rralle (shume rralle) me bie rasti ti ve. Nuk e di cila eshte arsyeja, mbase klima, fakti qe ketu nuk ben asnjehere shume ftohte, mbase fakti qe ne Tirane ka ende njerez qe te shikojne te habitur kur ti vendos nje kapuc, apo kapele, por di qe kur jam ne Shqiperi (dmth ato 350 dite te vitit qe me ndodh te jem ne Shqiperi :P) shume rralle do te me shikoni rrugeve te Tiranes me nje "gje" te tille ne koke. Nje nder keto dite ishte ajo e djeshmja. Aq me shume, fakti qe nuk kisha ndonje takim, apo ndonje pune qe me kerkonte veshje formale dhe zyrtare, beri qe kapucit ti shtoja nje pale pantallona te shkurtra (te cilat i kam qejf ne dimer, po aq sa ne vere) dhe gjysem cizmet e mia te reja qe i zgjodha si per modelin, ashtu edhe per ngjyren. Rezultati ishte nje casual, urban style, qe i dha ngjyre dites me shi dhe floke te prishur :)


Monday, February 25, 2013

Komenti i javes: Poshte hipokritet!

Ne mendjen time dhe ne planet qe bej ne te, posti qe i dedikohet komentit te javes eshte planifikuar per t'u realizuar gjithmone diten e diele, meqe eshte dhe dita qe mbyll javen, por duke qene se planet qe bej rralle dalin :P dje nuk pata mundesi, keshtu qe postin po e spostoj  nga dita e fundit e javes ne diten e pare te saj. Nje nga postet me te komentuara te javes se shkuar, ishte "Poshte hipokritet", mesa duket nje teme shume e ndjeshme jo vetem per mua, por per te gjitha lexueset e ketij blogu. Me shume kenaqesi do te kisha zgjedhur pjesen me te madhe te komentet te bera ne ate post, por vendosa t'i jap vemendjen e duhur Junes, nje vajze 17 vjecare e cila me befasoi me menyren e te shkruarit dhe me konceptin e saj per jeten, per gjerat e rendesishme, me pak te rendesishme, te mira dhe te keqija te saj. Neraida dua te te falenderoj personalisht per kete koment dhe qe vendose te ndaje ne blogun tim, mendimet dhe mbi te gjitha eksperiencen tende personale!
E dashur Aulona,

Si nje adoleshente 17-vjecare ndihem shume e zhgenjyer nga vlerat qe zgjedh te promovoje shoqeria shqiptare. Ne Shqiperi vleresohen vetem njerez qe dine ta shesin veten shume mire.( Jo se nuk ekziston dhe ne vende te tjera, por une mundem te flas vetem per realitetin ne te cilin jetoj. Edhe pse ambienti ne te cilin jam rritur nuk eshte totalisht shqiptar, une jetoj ne Shqiperi keshtu qe do te komentoj per cfare une vej re ketu.) Ne kete vend mbizoterojne hipokrizia dhe njerezit i lavderojne hipokritet sepse thone "Uau! Keta njerez jane te rrahur nga jeta." Njerezit nuk vleresojne inteligjencen qe vjen nga librat apo shkolla. Patjeter qe nuk i nenvleresoj njerezit qe quhen "street-smart", sepse cdo njeri ka te mirat dhe te keqijat e veta. Jam e lodhur duke justifikuar shoqerine shqiptare dhe Shqiperine per gabimet qe ben. Fatkeqesisht dhe fatmiresisht, gjate gjithe viteve te mia te gjimnazit, kam qene ne nje shkolle nderkombetare me nje trup studentor prej 160 nxenesve ne total. Nxenesit e gjimnazit e njohin shume mire njeri-tjetrin. Fundja fundit 30 veta maksimumi jemi ne gjimnaz, dhe kjo e ben shume te veshtire te zgjedhesh me ke do te rrish. Hipokrizia eshte nje fenomen shume i perhapur sidomos ne shkollen time. Eshte si nje mini-bote e Gossip Girl. Qekur fillova te shkoja ne kete shkolle ne klase te 8, njera nga vajzat me mori inat pa me njohur tamam. U habita se fundja fundit nuk i kisha bere gje. Mund te duket si gje e vogel duke e menduar tani, por sjellja e vajzes do dukej femijerore nga nje vajze ne klase te peste dhe jo me ne klase te tete. Gjate gjithe ketyre viteve, to this day, ajo ben sikur "vdes" per mua dhe une me mendjen time them "Qetesohu! E di se cfare thua gjithe kohes per mua." E kam duruar negativitetin e saj sepse nuk kisha zgjedhje. Nuk kam nevoje per lavderimet e saja false dhe do preferoja qe te me thoshte ca mendonte ne sy. Madje dhe ish-shoqja ime e ngushte qe e shante per hipokrizine e saj tani sillet sikur jane pjese e te njejtes familje. (Poshte hipokrizia! :P ) Ndoshta problemi eshte tek une qe jam rritur ne nje familje plot morale dhe jam vete idealiste. E kuptoj qe po dal sadopak nga tema, por ndoshta hipokrizia eshte human nature dhe njerezit ndryshojne ndonese neve s'na pelqen dhe gjithmone te zhgenjejne. Ndoshta eshte me mire te ndodhe keshtu, sepse keto gjera na bejne te kuptojme se kush jane miqte tane te vertete. Kete vit, kam humbur njerez por dhe kam fituar njerez te cilet jam e lumtur ti therras miq. Kam kuptuar se me cilet njerez ndihem mire dhe kam kuptuar se kush dua te jem. :)

PS: Kerkoj ndjese per perdorimin e anglishtes ne disa pjese dhe per gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore, por kam shume kohe qe nuk e ushtroj shkrimin e gjuhes formale ne shqip. :) Ndonjehere dhe une shkruaj per fenomenet qe vej re ne shoqeri te blogu im ose thjesht shkruaj per te qartesuar veten dhe me pelqen fakti qe gjeta dike tjeter qe ben te njejten gje :)

Juna
maadmadworld.blogspot.com

Saturday, February 23, 2013

Peplum, lace and spike


Ne kete post kam bere bashke tre trende qe me pelqejne shume dhe nje tjeter qe nuk e di nese e dua, apo e urrej: peplum, lace, spike dhe animal print. Kjo eshte veshja te cilen zgjodha te enjten ne mbremje, kur isha e ftuar ne "Top Show Magazine". Fundi vishnje eshte nje blerje e re, te cilin po prisja rastin ta vishja, bluza me dantelle eshte nje blerje e vjeter te cilen e kisha harruar fare dhe u rikthye ne vemendje gjate kthimit permbys te garderobes, pas krizes "nuk kam asgje per te veshur" qe me kap sa here kam ndonje dalje televizive. Me pelqeu kombinimi i te dyjave, por m'u krijua ndjesia qe ishin pak me elegante dhe serioze sec duhet, ose sec e donte formati i te enjtes ne Top Show, ose sec eshte stili im, prandaj vendosa te rrezikoj dhe te bej nje thyerje me nje pale gjysem cizme rrok dhe agresive me "gjemba" dhe animal print. Ky i fundit eshte ai trendi te cilin nuk e di nese e dua, apo e urrej per te cilin shkruajta ne fillim. Te them te drejten duke patur Roberto Cavallin si nje nder stilistet e mi te preferuar, animal print patjeter qe ben pjese ne preferencat e mia, por transformimi i shemtuar dhe overdoza qe kam marre me kete trend ne rruget e Tiranes, me kane bere qe ta mbaj larg garderobes time. Ama keto cimzet ishin shume seksi per te mos t'i blere, keshtu qe e theva rregullin dhe i bera pjese te garderobes. Rezultati final mua per vete me pelqeu! Uroj dhe ju :)


Thursday, February 21, 2013

Sa keq te jesh i mire!



Që kur kemi ardhur në këtë jetë, prindërit tanë janë përpjekur me të gjitha teknikat e mundshme, qoftë me të mirë e me shpërblime, e qoftë me diktat e ca dacka faqeve, për të na dhënë edukatën e duhur dhe për të na formësuar nga ana karakteriale sa më mirë të jetë e mundur. Qëllimi i çdo prindi është që fëmijën e tij ta bëjë të mirë: “Mos fol me zë të lartë”, “Përdor fjalët magjike”, “Fli me orar”, “Ushqehu me orar”, etj, etj janë vetëm disa nga ligjet e asaj mini kushtetute që besoj se ekziston në çdo familje, e ndërtuar me synimin e vetëm për të rritur fëmijë të shëndetshëm.
E megjithatë, pavarësisht dëshirës së mirë dhe përpjekjes së vazhdueshme që bëjnë prindërit, kjo jo gjithmonë arrihet. Rrugës së gjatë të jetës, fëmija tashmë i rritur, përballet me aq shumë gjëra, ndeshet me sfida pa fund, vendoset përpara zgjedhjeve te paevitueshme të cilat shpesh herë e detyrojnë të vendosë mes dy alternativash: “të jetë i mirë, apo i keq”.  Sepse për mua, pavarësisht rrethanave të jetës, në fund zgjedhja që bëhet është totalisht individuale.
Ajo që më ka shqetësuar mua ka hera është, që ndërkohë që gjatë fëmijërisë trumbetohet me të madhe rëndësia e të qenit një njeri i mirë, i moralshëm dhe i virtytshëm, kur ritesh kupton që të jesh një njeri i mirë, i ndershëm dhe me norma nuk na qenka dhe një gjë aq e mirë. Madje shpesh janë po ata prindër, që janë përpjekur aq shumë të brumosin te ti vlerat më pozitive, që tani kërkojnë të jesh pak më “i keq”, pak më  i ashpër, pak më dinak, pak më egoist, sepse “ndryshe nuk mbijetohet në këtë botë, të keqen babai” – siç i kishte thënë i ati një shoqes tim. “Ka gjithë jetën që më thotë se rëndësi ka të jesh njeri i mirë dhe i ndershëm, tani më thotë se në këtë mënyrë nuk mbijetohet. Ke parë ti kështu” – më thoshte mikja ime e shqetësuar, teksa po bisedonim në lidhje me këtë temë. Dhe pikërisht nga ajo bisedë më lindi frymëzimi për këtë shkrim.
Por jo vetëm. U bënë disa gjëra bashkë, siç ishte psh telefonata e një personazhi, i cili i pakënaqur nga një lajm që unë kisha botuar më tha se po ta kishin bërë këtë gjë, disa kolege të miat (dhe përmendi emrat e tyre) ai nuk do të kishte patur fare problem dhe nuk do t’i bënte përshtypje, por fakti që e kam bërë unë, e kishte mërzitur shumë, sepse unë supozohet që jam ajo gazetarja e mirë, e drejtë dhe që nuk abuzoj. Ndërsa ato të tjerat që janë “të këqijat”, sipas këndvështrimit të personazheve, atyre po u lejohet.
Nga kjo unë kuptova që në ditët e sotme, të jesh “delja e bardhë e kopesë” është një gjë shumë e keq. Nëse një herë e një kohë ishte “delja e zezë”, ajo që tregohej me gishte, sot ndodh e kundërta. Nëse të tjerët të etiketojnë si njeri të keq, kjo do të thotë që ata presin nga ty të bësh gjithçka, por ama kjo nuk i pengon të të flasin, të të konsiderojnë edhe mik, të dalin me ty, të argëtohen, ama nëse në fund t’i i bën diçka të keq, s’ka shumë problem sepse prej teje e prisnin. Por nëse t’i shihesh si njeri i mirë, duhet të kesh shumë kujdes me ato që bën dhe që thua, sepse edhe gabimi më i vogël, është i pafalshëm!
Prandaj të dashur miq, mos u habisni herën tjetër kur të dëgjoni po ata prindër që gjithë jetën ju kanë mësuar se ti te jeni njerëz të drejtë, të ndershëm dhe të virtytshëm,  t’ju bëjnë vërejtje se jeni më të mirë se ç’duhet. Jetojmë në kohë kur, është keq të jesh i mirë...

Tuesday, February 19, 2013

Gangsterrrrre me fund :D


Fotot e ketij posti me kane bere qe per disa minuta te ndihesha si nje modele...e deshtuar kuptohet! :D Duke qene se nuk jane bere ne ambjentet ku une zakonisht bej fotot si zyra, shtepi, rruge, apo ndonje park tek tuk, por ne nje studio, teksa pozoja dhe isha vetem une, sfondi jeshil dhe fotografi kacurrels me emrin Fatma, hyra ne rol me shume sec duhet, pavarsisht rezultatit katastrof perfundimtar. Megjithate duhet ta pranoj qe ne kete post ka disa gjera qe me pelqejne. E para jane floket (Aulona po modestine ku e le?). E dyta eshte xhaketa xhins me menge lekure, model te cilin e kam pelqyer shume qe heren e pare qe e kam pare te propozuar si trend. E treta eshte pulovra, jo vetem per faktin qe ka ngjyra te cilat me pelqejne shume, por sepse ka edhe disa yje dhe xixa te vogla (si xixellonja) qe i japin efektin galaxy, por per fat te keqe nuk kuptohet nga fotot. I katerti eshte nje fustan lekure por qe une e kam veshur si fund.Xhaketet xhins, aq me shume kombinuar me lekure me japin idene e viteve 90, kur xhinsi dhe lekura ishin te perhapura ne masw mes te rinjve, madje jo rralle here e shikonim xhaketen te lidhur ne mes (zakonisht meshkujt gangster e benin kete), keshtu qe dhe une vendosa qe per pak sekonda te behesha gangsterre, por misioni deshtoi me sukses :P











Sunday, February 17, 2013

Poshte hipokritet!



Kam një problem të madh këto kohë, një problem që mban vetëm një emër: hipokrizi. Më duket se ngado që kthej kokën, nga të gjitha anët, në të gjitha (ose thuajse) marrëdhëniet, baza e krijimit të tyre është hipokrizia. Për ta thënë këtë patjetër që nisem në radhë të parë nga marrëdhëniet personale dhe episode e ndodhi të jetës sime të përditshme. Por patjetër që nuk mungojnë edhe shembujt e shumtë me të cilët hasem çdo ditë, edhe pse nuk më prekin mua personalisht. Më i fundit dhe që më bëri shumë përshtypje (edhe pse vazhdoj të pyes veten nëse duhej të më bënte përshtypje… tashmë) ishte rasti kur një zotëri u fut në një dyqan lulesh dhe kërkoi dy buqeta me lule. Zotëria që ishte në dyqan e pyeti me shaka se ç’i donte dy buqeta dhe ky zotëria, i cili mesa duket mezi kishte pritur t’i bëhej kjo pyetje për të treguar virilitetin dhe burrërinë e tij, i tha se një e kishte për gruan dhe tjetrën për të dashurën. Më besoni që nuk është trillim. U gjenda atje dhe e dëgjova me veshët e mi, madje se si e tregonte të gjithë historinë, se pse, meqë me gruan kishte 18 vjet, i bleu buqetën më të lirë (atë 2000 lekë), ndërsa të dashurës, e cila ishte fringo e re (këtë fjalë e përdori vetë), i bleu atë më të shtrenjtën (5000 lekë). Pasi u largua i lumtur me buqetat me lule në duar, shitësi i dyqanit, i cili e kuptoi habinë time ose e mori me mend, më tha duke qeshur: “Mos u habit, nuk ishte i pari për sot që kërkoi dy buqeta”.

Siç e thashë edhe më sipër, u habita me veten që u habita me këtë episod, sepse unë e di që raste të tilla ka plot, madje kjo është arsyeja përse Shën Valentini nuk bën pjesë në festat e mia të preferuara. Si ka mundësi që mua më habit hipokrizia kur me atë përballem çdo ditë? Përballem në marrëdhënie shoqërore, kur shoh njerëz që teksa janë me ty në tavolinë nuk lënë gjë pa thënë për X-in, Y-in dhe Z-etën, ndërkohë kur hap Facebook-un shikon pikërisht këtë personin me X-in, Y-in dhe Z-etën duke pozuar të lumtur me njëri-tjetrin dhe patjetër fotoja e shoqëruar me shprehje të jashtëzakonshme dashurie dhe me shumë zemra. Në mënyrë të pashmangshme gjëja e parë që më shkon në mendje është: Edhe për mua kështu flet sapo kthej krahët? Një vend tjetër ku hipokrizia shfaqet në të gjitha format e saj, më e vrullshme dhe e fortë, është në punë dhe në marrëdhëniet me kolegët apo jo domosdoshmërisht kolegët. Një ndër rastet e shumtë, por meqë është më i freskëti po e përmend, është ai kur një kolege (le ta quajmë), e cila sa herë më thërriste në emisionin e saj nuk i kursente fjalët e mira, superlativat, lavdet dhe lajkat për mua, në Facebook shprehte mendimin që unë isha një femër debile, e shpifur dhe histerike. Më falni ju mua, po këtë as hipokrizi nuk e quaj. Me siguri duhet të ketë dalë ndonjë fjalë e re që shpjegon situatën që përshkova më sipër, sepse vetëm fjala hipokrizi nuk mjafton, madje duket si përkëdheli krahasuar me shëmtinë që transmeton situata e përshkruar më sipër.

Çdo njeri ka gjithë të drejtën e botës të ketë një mendim negativ, mos të pëlqejë apo të urrejë një person tjetër. Besoj askush nuk mund të të kërkojë llogari apo të të gjykojë për këtë. Ama nëse nuk do t’ia shprehësh dhe të thuash mendimin që ke, të paktën mos bëj të kundërtën. Nëse urren dikë, mos i thuaj që e do shumë; nëse nuk e duron dot dikë, mos i thuaj që kënaqesh kur e takon; nëse mendon se dikush është i shëmtuar, mos i thuaj se është i bukur; nëse s’të pëlqen si vishet, mos i thuaj që është njeriu më me gusto që ke njohur. Kjo është e shëmtuar! Kjo të bën hipokrit! Dhe hipokrizia të bën të shëmtuar! Mos u mërzit! Unë të paktën po ta them hapur.

Friday, February 15, 2013

Si zoj e ron


Pasi dy ditet e fundit i kam kaluar e mbyllur ne zyren e gazetes, duke punuar per numrin e radhes, e veshur me tuta dhe atleta sot e ndjeva te domosdoshme qe nga burre te rikthehesha serish femer :D Dhe vendosa qe kete ta bej nepermjet veshjes, nje veshje qe nuk eshte shume stili im dhe qe rralle e keni pare dhe do ta shihni tek mua (vetem nese puna ndonjehere do te me detyroje te vishem keshtu cdo dite), por qe ato te paktat here qe e zgjedh me pelqen. Se kot nuk thone rralle e per mall. Keshtu edhe une kur zgjedh ndonjehere te vishem si me zyrtare, e shijoj. Ajo qe me pelqen shume ne kete veshje eshte fundi, si prerja dhe copa e tij Me pelqen shume kemisha ime e re, te cilen po e vesh per here te pare, ashtu si edhe fundin qe e kam per here te pare, ashtu si dhe pallton qe eshte nje tjeter here e pare dhe qe pervecse here e pare ishte dhe dashuri me shikim te pare sapo e pashe ne dyqan. Me pelqen gjithcka te kjo pallto, por mbi te gjitha prerja, pak oversized stili qe me pelqen shume keto kohe, sidomos kur e shikoja tek te tjeret, por qe deri me sot nuk kisha patur guximin ta beja timin. Dhe keshtu me kete rast, heq edhe mundimin dhe merakun e te gjithe atyre qe kur ma shohin veshur me thona: "Ua sa e bukur pallto, po mos e ke marre pak te madhe", nuk eshte e madhe nga halli, eshte e madhe nga moda! :P